Plagoset me thikë anëtari i shtabit të PS

May 5, 2011 | 9:42

DURRES – Plagoset me thikë gjatë një sherri një 33-vjeçar, anëtar i shtabit elektoral të Partisë Socialiste. Ndonëse grindja ka ndodhur mes tij dhe një të riu tjetër, anëtar i shtabit të PD-së, policia e ka cilësuar ngjarjen jo për shkaqe politike, por për motive të dobëta, pasi i lënduari ishte i dehur. Konflikti, i cili ka nisur me debate të ashpra mes aktivistëve të dy shtabeve, të cilët ndodheshin në një distancë të afërt me njëri-tjetrin, ka degjeneruar në përdorimin e thikave dhe, për pasojë, ka mbetur i plagosur nga tri goditje me thikë 33-vjeçari Ervin Muça, pjesëtar i shtabit elektoral të PS-së. Policia ka identifikuar si autor 23-vjeçarin Ergert Ferhati. I plagosuri është transportuar menjëherë për në Spitalin e Durrësit, ku sipas mjekëve, pavarësisht plagëve të marra, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, autori i plagosjes është arrestuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.                l.m

© Panorama.al

Te lidhura