TIRANË- Një i ri ka mbetur i plagosur, pasi mjeti që drejtonte pësoi përplasje të njëpasnjëshme. Aksidenti ndodhi në mbrëmje në Unazën e Re në Tiranë dhe sipas policisë i plagosuri është identifikuar si shtetasi Dritan Halili, 22 vjec.
Automjeti që ai drejtonte ka pësuar dëmtime të shumta, aq sa nxjerrja e të riut nga makina ka qenë e pamundur. Në ndihmë janë thërritur forca të zjarrfikëses, që kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e tij jashtë automjetit.
Më pas ai është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit dhe zbardhjen e ngjarjes.











