Plagos bashkëfshatarin për hakmarrje, prangoset

Sep 15, 2011 | 10:02

FIER- Plagosi me arme bashkefshatarin per nje hakmarrje te vjeter, por perfundoi ne pranga pak kohe pas ngjarjes. Lajmi behet me dije nga policia e Fierit, e cila njofton se ka arrestuar 55 vjecarin Ligor Gjeci, banues në fshatin Topojë të rrethit të Fierit.

Sipas policise, autori qëlloi në ajër me dashje duke plagosur me çifte shtetasin me iniciale Palush S., i cili pasi mori mjekimin e nevojshëm u largua për në banesën e tij.

Policia, e cila shkoi e vendin e ngjarjes sekuestroi armen e gjahut dhe ndaloi autorin e te shtenave. Mbi te rendon akuza e kanosjes për hakmarrje apo gjakmarrje; mbajtje pa leje të armëve të gjahut e sportive dhe plagosje të lehtë nga pakujdesia.

 

© Panorama.al

Te lidhura