“Pjesëmarrja në protestë s’është zgjedhje, por domosdoshmëri”- Igli Cara: Koha nuk pret, është grabitur buxheti dhe çdo pronë publike

Dec 22, 2025 | 12:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, zhvilloi një takim me demokratët dhe qytetarët e Durrësit, ku u diskutua hapur për situatën politike, ekonomike dhe shoqërore në vend, dhe domosdoshmërinë për të qenë në protestën e sotme në orën 18:00.

igli cara

Mesazhi ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë: përballë një regjimi që ka goditur rëndë mirëqenien, demokracinë dhe të ardhmen e vendit, pjesëmarrja në protestë nuk është më një zgjedhje individuale, por një domosdoshmëri kombëtare.

Reagimi i deputetit të PD, Igli Cara:

Sot, me demokratët dhe qytetarët e Durrësit, folëm hapur dhe me përgjegjësi për detyrën që kemi përpara.

Pjesëmarrja në protestën e nesërme nuk është zgjedhje, është domosdoshmëri.

Regjimi i Ramës ka varfëruar familjet shqiptare, ka përzënë fëmijët tanë nga atdheu, e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet dhe ka grabitur buxhetin e shtetit dhe çdo pronë publike.

Nesër, më 22 Dhjetor, në orën 18:00, të gjithë në protestë kundër regjimit.

Koha nuk pret. Shqipëria na thërret! Partia Demokratike Dega Durrës

© Panorama.al

Te lidhura