Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar! Gjykata i vendos byzylyk elektronik, ja ku e kishte fshehur drogën

Dec 19, 2025 | 17:37

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës.

cesena itali kokaine

Karabinierët e Cesenatico njoftuan se aksioni erdhi pas lëvizjeve të dyshimta që bënte i riu me mjetin e tij, duke nisur një sërë kontrollesh në zonë.

Makina e 22-vjeçarit, e cila u gjet se i përkiste një krimineli të dënuar, i cili ishte monitoruar nga oficerët për një sërë lëvizjesh të dyshimta, u kontrollua.

Brenda u gjetën afërsisht 150 gramë kokainë, tashmë të ndarë në doza, të fshehura brenda panelit të kontrollit të mjetit, së bashku me pajisje për paketimin e drogës.

Karabinierët e zgjeruan kontrollin edhe në shtëpinë e tij, ku gjetën materiale të ndryshme të nevojshme për paketimin e dozave. Lënda narkotike dhe materiali i gjetur u sekuestruan.

Në përfundim të aksionit 22-vjeçari u arrestua dhe me urdhër të Zëvendës Prokurorit Publik të Gjykatës së Forlit u dërgua në burg, për të pritur një seancë dëgjimore për vërtetimin e masës, informon media italiane.

Pas një seance të përshpejtuar, ndaj tij u mor masa e arrestit shtëpiak, duke i vendosur edhe byzylykun elektronik.

© Panorama.al

Te lidhura