“Pjesa më e rëndësishme e imja”- Ervin Salianji rrëfen dashurinë për Grida Dumën: Është fat, jam shumë krenar!

Nov 7, 2025 | 20:26

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për romancën e tij me moderatoren, Grida Duma.

Ervin Salianji- Grida Duma

Gjatë intervistës me Ronaldo Sharkën, Salianji foli pa doreza për dashurinë e tij me Grida Dumën.

Ai tha se është me fat që ka krah tij një grua si Grida, teksa e cilësoi atë si “pjesën e tij më të rëndësishme:”.

“Është fat, padiskutim. Është edhe pjesë e krenarisë, por dhe e botëkuptimit, edhe e ndërtimit të gjithë asaj që unë jam. Siç e keni parë, e kam mbajtur aspektin personal përgjithësisht të kufizuar në diskutimet publike, por padiskutim që është pjesë e rëndësishme, pjesa më e rëndësishme e imja”, tha Salianji.

WhatsApp Image 2025-11-07 at 20.29.13

grida duma

Ervin Salianji

© Panorama.al

Te lidhura