Trajneri i Rumanisë, Viktor Piturka, ka konfirmuar se nuk do të grumbullojë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Europianin e 2012-s, Adrian Mutunë. Sipas tij, lojtari bëri një gafë të paparë në ndeshjen miqësore me San Marinon, ndaj ai nuk do të jetë pjesë e ekipit as për takimet, ndaj Bjellorusisë më 7 tetor dhe Shqipërisë më 11 tetor. “Nuk mund ta fal Mutunë për gabimin që bëri ndaj San Marinos. Një lojtar profesionist nuk bën festa një natë para ndeshje dhe kalon orë të tëra në diskotekë. Unë kam vendosur të mos e grumbulloj as për dy ndeshjet e fundit ndaj Bjellorusisë dhe Shqipërisë dhe do të rishikoj vendimin tim vetëm pas kualifikimeve të këtij Europiani”, ka pohuar Piturka.











