Pirlo te Juve, do nënshkruajë për tri sezone

May 12, 2011 | 9:32

Fantazisti i Milanit, ashtu siç është theksuar disa herë nga padronët torinezë, do të jetë blerja e parë e bardhezinjve. Madje, e përditshmja “Corriere dello Sport” shkon më tej, duke zbardhur edhe detajet e marrëveshjes. Sipas kësaj sportiveje, Pirlo ka firmosur për tri sezonet e ardhshme, ndërkohë që në Torino do të vijë me parametër zero. Milani nuk i ofron më shumë se 3 milionë euro në sezon Pirlos në rinovimin e tij, ndërkohë që Juventusi e ka rritur shifrën në 4 milionë euro në sezon dhe italiani nuk do të vonojë të firmosë kontratën e tij të re me Juventusin.

© Panorama.al

Te lidhura