Duket se tashmë është shkruar e ardhmja e mesfushorit të Milanit, Andrea Pirlo. Të shumtë janë ekspertët e merkatos, të cilët e shikojnë atë larg Milanit. Ndër futbollistët në skadim kontrate, mesfushori kuqezi duket shumë larg rinovimit, sidomos pas shifrave të ofruara nga drejtuesit e rrugës Turati, të cilët i kanë kërkuar Pirlos t’i rinovojnë kontratën, por me gjysmën e pagës. Nga ana tjetër, të shumta janë provat që të çojnë në këtë drejtim. E fundit ndër të shumtat, është vënë re të dielën në përfundim të ndeshjes Milan-Bolonja, ai nuk ka qëndruar në fushë për të festuar me shokët e skuadrës, por i inkuadruar nga telekamerat, është drejtuar me nxitim drejt tunelit.











