Pire, 14- vjeçarja shqiptare i vë flakën vetes

Sep 23, 2011 | 15:22
Foto Ilustruese

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot banorët e lagjes Kaminia në Pire. Një vajzë 14- vjeçare, e bija e dy emigrantëve shqiptarë, ka hedhur mbi trup benzinë dhe në vazhdimësi i ka vënë flakën vetes.

Vajza e pafat u transportua me urgjencë në spitalin e fëmijëve, ku po lufton me vdekjen, për shkak të djegjeve të rënda që iu shkaktuan në trup.

Mendohet se shkak për tragjedinë u bë një debat i vajzës me prindërit e saj. Në vazhdimësi vajza shkroi një shënim ku shkruhej se ndihej e braktisur dhe se prindërit nuk e kishin dashur që prej ditës që ajo erdhi në jetë. Në dëshpërim e sipër ajo i vuri flakën vetes brenda në banesën e saj, që ndodhet në rrugën Kalikratidhos. (albanews)

© Panorama.al

Te lidhura