Pi fostoksinë, vdes në spital një 15- vjeçare

Dec 2, 2011 | 14:47
Foto Ilustruese

Një 15- vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Sipas një njoftimi të policisë së Durrësit, thuhet se një ditë më parë, rreth orës 14:30 është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak, shtetasja B.P, 15 vjeç, banuese në rrethin e Krujës.

Vajza nuk ka mundur të mbijetoje duke gjetur vdekjen pas mbërritjes në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Policia tha se ka kryer hetimet e para dhe se mendohet se kemi të bëjmë me një vetëhelmin me fostoksinë. Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë çuar adoleshenten drejt vendimit fatal.

© Panorama.al

Te lidhura