“Pezullimi nga GJKKO nuk është për zv.kryeministren, por për qytetaren Belinda Balluku”- Berisha: Gjithçka po vërtitet për dosjen Rama, ai po përjeton tmerrre

Dec 11, 2025 | 14:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët, tha se vendimi i GJKKO për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, është një vendim i dhënë për Belinda Ballukun si qytetare dhe jo si zv.kryeministre.
berisha rama balluku“Gjykata Kushtetuese është në ditën e saj më të vështirë, i kërkohet të shqyrtojë si shkelje për të drejtat e njeriut që është misioni i saj, një çështje që nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Vendimi i pezullimit nuk është për zv.kryeministren, është për qytetaren Belinda Balluku që ka vjedh dhe Rama mbrapa”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu ai tha se kundërshtimi i kryeministrit për zbatimin e vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ballukut, nuk ka të bëjë me Ballukun por me vetë kryeministrin Rama.

“Gjithçka po vërtitet për dosjen Rama këtu, harrojeni dosjen Balluku nuk është gjë.
Është dosja Rama dhe beteja po zhvillohet jo në parlament sot. E dini vet ku zhvillohet, në një sallë tjetër. Ka zbarkuar e gjithë bota në atë sallë. Rama ka lëshuar të gjitha tentakulat, të gjitha mjetet dhe metodat për shkak të dosjes Rama për të grabitur kreun e SKAP-it”, tha kreu i PD-së.

Berisha:  E kuptoni ju vetë se çfarë tmerresh po përjeton ai këto ditë.
Ai po përjeton tmerre ‘never felt before’, thotë Edgar Allan Poe në poemën e tij, të pandjera kurrë më parë. Nuk ka pse të ankimohet vendimi në Gjykatë Kushtetuese.
Nuk pyet ai për Gjykatën Kushtetuese. A nuk jeni edhe ju dëshmitarë se çfarë presioni të tmerrshëm po i bën ai Gjyaktës Kushtetuese?

A e kuptoni ju se format më antikushtetuese, më antiligjore të presioneve po bëhen në Gjykatën Kushtetuese? Gjithçka po vërtitet për dosjen Rama këtu, harrojeni dosjen Balluku. Beteja nuk po zhvillohet në parlament sot, por në një sallë tjetër.

Ka zbarkuar e gjithë bota në atë sallë, në një rast që nuk e gjen kurrë një rast të dytë.
Sepse Edi Rama ka lëshuar të gjitha tentakulat, të gjitha mjetet dhe metodat, për shkak të dosjes Rama, për të grabitur edhe kreun e Skapit.

E kuptoni tani? Çfarë t’i thuash tani Gjykatës Kushtetuese? Gjykatës Kushtetuese i kërkohet të shqyrtojë si shkelje e të drejtave të njeriut, një çështje që absolutisht nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut.

Ai vendim i pezullimit nuk është për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, është për qytetaren Belinda Balluku që ka vjedhur. Dhe Edi Rama mbrapa. Nuk ka të bëjë fare. Dhe ministre, zëvendëskryeministre nuk është e drejtë kushtetuese, është deyrë e ngarkuar. Të drejtat kushtetuese, po, bllokimi i pasaportës, por asaj i ka dhënë përgjigje Gjykata Kushtetuese në rastin e Sali Berishës dhe unë e përshëndes atë vendim.

© Panorama.al

Te lidhura