Peru, bie helikopteri, të paktën 14 të vdekur në Ande

Jun 12, 2012 | 14:51

Të paktën 14 pasagjerë kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri privat në Ande. Sipas shefit të Policisë peruane, Raul Salazar, skuadrat e shpëtimit kanë gjetur trupat e viktimave brenda mjetit fluturues, i cili kishte rënë në një zonë shkëmbore pranë malit Mamarosa në 4900 metra lartësi. “Trupat e pajetë u dërguan në një bazë mjekësore, ku ndodheshin ekspertët mjekoligjorë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale peruane”, tha Salazar për televizionin “Canal N”. Identiteti i viktimave nuk është bërë ende i njohur, por thuhet se 11 prej tyre ishin turistë të huaj.

© Panorama.al

Te lidhura