Përshkallëzimi i protestave të fermerëve në Kretë, dy njësi speciale nisen nga Athina

Dec 8, 2025 | 20:52

Dy njësi të policisë speciale nga Athina janë nisur urgjentisht drejt Kretës për shkak të përshkallëzimit të protestave të fermerëve.

policia greke

Sipas portalit Cretalive, forcat e dërguara nga kryeqyteti nuk vijnë vetëm për të menaxhuar mobilizimet e fermerëve që po zhvillohen.

Të martën (9/12), në portin e Heraklionit pritet të mbërrijë një anije kroçere me qindra turistë izraelitë, gjë që ka shtuar nevojën për masa të shtuara sigurie.

© Panorama.al

Te lidhura