32 protestues janë shoqëruar në total për protestën që u zhvillua një ditë më parë përpara Parlamentit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje.
Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se nga 32 të shoqëruar, dy janë arrestuar, ndërsa të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.
Kujtojmë që Policia përdori ujë me presion dhe spraj me piper ndaj protestuesve, ndërsa këta të fundit hodhën vezë ndaj disa deputetëve si dhe hoqën gardhet metalike të vendosura në disa anë pranë institucionit.
© Panorama.al












