Përplasje me policinë, efektivët shkulin çadrat e aktivistëve të Shqipëria Bëhet përpara Kryeministrisë

Jan 4, 2026 | 15:35

Policia e Shtetit ka ndërhyrë në protestën e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë, të organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, duke larguar çadrat që aktivistët kishin ngritur më herët në shesh.

shqiperia behet 1

Sipas raportimeve, disa nga protestuesit janë shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa situata në zonë është tensionuar.

shqiperia behet 2

Pamjet e siguruara tregojnë momente përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku policia ka përdorur forcë për shoqërimin e disa personave.

 

© Panorama.al

Te lidhura