Vrasja në Tiranë, arrestohen dy autorët e dyshuar

Sep 8, 2011 | 11:00

TIRANE-Policia e Tiranes ka arrestuar dy persona qe dyshohet se jane autor te  vrasjes së mbremshme ne kryeqytet, ku ne perplasje, nje person humb jeten dhe dy te tjere mbeten te plagosur.

Ne pranga eshte vene shtetasi Jakup Shaku, i dyshuar si autor i vrasjes se Arjan Mejdanit dhe Agron Misiu per plagosjen e dy te tjereve, Sajmir Mejdanin dhe Arben Muharremin.

Ngjarja ndodhi mbreme rreth ores 21.15 ne Selite, ne zonen e populluar me rome. Pas hetimeve u be me dije se ngjarja ndodhi perpara lokalit te viktimes, pas nje debati me autorin e krimit.

Konflikt qe sipas deshmitareve, kishte rreth nje jave qe kishte nisur mes bashkeshorteve te tyre qe per disa dite ziheshin me njera-tjetren.

© Panorama.al

Te lidhura