FUSHE-KRUJE- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 21- vjeçari ndodhi mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor të Fushë-Krujës. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 22.30. Viktima, Alket Xaka, po udhëtonte me një motor, por në tentativë për të shmangur punimet e kryera nga një firmë private që po shtrin kabllo elektrikë, është përplasur me një autoveturë tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi Prenush Milloshi, 27 vjeç nga fshati Sukth i Durrësit. Mësohet se edhe drejtuesi i makinës është përplasur me bordurën anësore të rrugës, në tentativë për të shmangur aksidentin. Viktima Alket Xaka ishte nga Fushë-Kruja, djalë i vetëm i familjes Xaka. Edhe drejtuesi i autoveturës, Prenush Milloshi, është dërguar në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë. r.n











