Elbasan, përplaset makina e kreut të Shëndetësisë

Mar 22, 2011 | 11:37

ELBASAN- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili është përfshire ne nje aksident rrugor, kur makina me te cilen udhetonte eshte perplasur me nje tjeter automjet. Aksidenti ndodhi paraditen e sotme ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Papër.

Sipas te dhenave te para, kreu i Shendetesise ka qene i shoqeruar nga punonjes te ministrise ne makine me te cilet ishte duke udhetuar per nje takim pune.  Nga aksidenti kane mbetur te lenduar lehte Klodian Rrjepaj dhe Pëllumb Pipero, punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe shtetasit Faik Cope dhe të afërmit Fatmir e Kastriot Duka, që po udhëtonin në mjetin tjeter tip furgon.

Te lenduarit jane transportuar fillimisht ne spitalin e Elbasanit e me pas drejt Tiranes per nje kontroll mjekesor me te specializuar.  Gjendja e tyre, sipas te dhenava te para raportohet te jete e mire.

Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes pritet te mberrije ne nje perfundim per shkakun e aksidentit, edhe pse paraprakisht thuhet se shkak mund te jete bere ndonje manovrim i gabuar i drejtuesit te mjetit me targa te Kosoves.

© Panorama.al

Te lidhura