TIRANE- Dy persona kane mbetur te plagosur rende, kur automjetet me te cilat udhetonin jane perplasur me njera-tjetren. Aksidenti ka ndodhur mengjesin e sotem ne afërsi të Rinasit.
Sipas te dhenave te para te policise, ne aksident jane perfshire dy automjete, njera me targa të Shkodrës dhe një tjeter me targa të huaja. Nga perplasja, ne rrethana ende te pasqaruara nga policia jane plagosur drejtuesi i autmjetit me targa Shkodre dhe një pasagjer i makinës me targa të huaja.
Te plagosurit jane dërguar me urgjence në Spitalin Ushtarak te Tiranes, per te marre ndihmen mjekesore.
Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te ketoj aksidenti, ndonese nga te dhenat e para dyshohet se shkak mund te jete bere shpejtesia dhe lageshtira ne rruge per shkak te motit.
© Panorama.al











