Përplasen makinat, 1 i vdekur, 4 të plagosur

May 30, 2011 | 11:18

LEZHE- Perplasja e dy automjetete ne kryqezim ka shkaktuar nje person te vdekur dhe kater te tjere te lenduar.

Aksidenti ndodhi përgjatë superstrades Lezhë-Laç dhe sipas policise viktima u identifikua si Orion  Pina, banues ne Durres.

Policia e Lezhes ka bere me dije se “aksidenti ishte si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, njëri tip Benz veture me targë TR 3811 R me drejtues shtetasin Orion Irakli Pina, banues në Durrës dhe tjetri tip BMW me targë SH 8967 E, me drejtues Edison Çelaj, vjeç 25, banues në Shkodër”.

I lenduar nga perplasja mbeti drejtuesi i automjetit tjetër Edison Çelaj dhe dy të tjerë, Xhulio Kasneci, 22 vjeç dhe Gjergj Kasneci, 23 vjeç, që udhëtonin si pasagjerë.

Ata u transportuan ne spitalin Ushtarak Tiranë dhe pas ndihmës mjekesore mesohet se jane jashtë rrezikut për jeten.

© Panorama.al

Te lidhura