Përplasen dy mjete në aksin Lezhë-Laç, një person transportohet në spital me lëndime

Jan 29, 2025 | 18:12

Një aksident ka ndodhur sot (29 janar) në Kryqëzimin e Markatomaj, në aksin rrugor Lezhë-Laç.

aksident lezhe-lac

Nga aksidenti një person mbeti i lënduar, i cili u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

© Panorama.al

Te lidhura