Përplasen dy automjete në autostradën Lushnje-Fier, njëri nga shoferët përfundon në spital

Jul 16, 2026 | 7:30

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Lushnje-Fier, në vendin e quajtur si kryqëzimi i pushimit të shoferit.

aksidnetiii

Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë drejtuesi i njërës prej tyre është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes.

Sipas të dhënave të para, drejtuesi i mjetit tip Volksëagen ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore e aksit pushimi i shoferit Divjakë dhe mjeti tip mini furgon që udhëtonte drejt Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen. Drejtuesi i mjetit Volksvagen është jashtë rrezikut për jetën në spital.

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun e rënduar me disa kilometra radhë në korsinë drejt Fierit.

trafiku aksidenti aksidenti1 aksidenti2 aksidnetiii

© Panorama.al

Te lidhura