Përplasen dy automjete në aksin Kardhiq – Delvinë, vdes 20-vjeçari, plagosen tre të tjerë (FOTO+EMRAT)

Jun 5, 2026 | 8:24

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ne Delvine

Dy automjete janë përplasur, ku njëri prej tyre me targa AA 246 RC ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mjeti tjetër Audi me targa AB 558 XR ka pësuar dëmtime të shumta.

Si pasojë raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Viktimë ka mbetur Orest Mahmutaj nga Lazarati 20 vjeç, ndërsa të plagosurit janë identifikuar si Shyqiri  Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj nga Fieri. Gjendja e tyre nuk është shqetësuese, por do të dërgohen drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

aksidenti1 aksidenti2

© Panorama.al

Te lidhura