EMRI/ Plagoset me thikë një person në Sarandë, ndodhet në gjendje të rëndë! Po dërgohet drejt spitalit të Traumës

Jun 5, 2026 | 9:44

Një person është plagosur me thikë në Sarandë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është dërguar drejt spitalit të Traumës.

spitali sarande

Mësohet se 51-vjeçari Albert Çobani është dërguar  i plagosur me thikë rreth orës 04.00 të mëngjesit në urgjencën e spitalit të Sarandës.

I plagosuri ka marrë plagë në mushkërinë e majtë, ndërsa pas ndihmës së parë në Sarandë, ai është transportuar me autoambulancë drejt kryeqytetit.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura