U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet në nderim të efektivit të “Shqiponjave” Enea Mekolli! Do të prehet në vendlindje

Jun 5, 2026 | 9:18

Homazhet në nderim të efektivit të Forcave “Shqiponja” Enea Mekolli, i cili u vra një ditë më parë në krye të detyrës gjatë një operacioni në një zonë malore të Maliqi, do të zhvillohen pranë Qendrës Kulturore Pogradec.

enea mekolli polici i vrare

Homazhet do të nisin në orën 10:00 dhe do të vijojnë deri në 12:00. Në këtë ditë zie dhe respekti, familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit efektivit të shpallur “Dëshmor Atdheu”.

Familja e efektivit kërkoi që të mos varroset në Varrezat e Dëshmorëve siç e parashikon statusi por në fshatin e tij.

“Homazhet në nderim të Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, do të mbahen pranë Qendrës Kulturore Pogradec, nga ora 10:00 deri në 12:00. Në këtë ditë zie dhe respekti, familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit birit të devotshëm që ra në krye të detyrës, duke shërbyer me përkushtim ndaj rendit, sigurisë dhe atdheut. Përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet në orën 14:00, në fshatin Blacë. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij dhe i paharruar sakrifica në shërbim të vendit. Lavdi Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli! “, thuhet ne njoftim.

Efektivit i forcave Shqiponja u vra një ditë më parë gjatë në operacioni për arrestimin e të kërkuarit Violand Braçellari në Maliq, ndërsa i plagosur mbeti kolegu i tij, Edison Adri, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës.

Ai u qëllua për vdekje me kallashnikov nga 43-vjeçari gjatë një skëmbimi zjarri me policinë. I plagosur mbeti edhe vetë autori. 43-vjeçari Braçellari ndodhej prej vitesh në kërkim pasi ishte dënuar për lëndë narkotike.

WhatsApp Image 2026-06-05 at 08.03.49

© Panorama.al

Te lidhura