Njësia e Ushtrisë amerikane e Inxhinierëve ka vendosur të hapë një barrierë afër Morganzës të shtunën pasdite, për të lehtësuar presionin e nivelit të lartë të ujit në Misisipi, i cili ka marrë përmasa tejet të mëdha. Masa po merret për të shmangur përmbytjen në Nju Orlins dhe Bejton Rag. Sipas mediave amerikane, rreth 25 mijë persona pritet të evakuohen e të braktisin shtëpitë e tyre. Hapja e barrierave po ndodh për herë të parë pas 38 vitesh dhe pritet të ulë presionin e ujit në lumë, por si kundërefekt do të shkaktojë përmbytjen e mijëra hektarëve në fshatrat afër, të cilat deri tani mbroheshin nga bllokada. Por autoritetet vendosën se dëmi në këtë rast do të jetë shumë më i vogël.











