Përkeqësohet situata në Vaun e Dejës, përroi i Glinës del nga shtrati dhe po përparon me shpejtësi! Shikoni pamjet

Oct 26, 2025 | 11:51

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar situatën në Bashkinë Vau Dejës, ku janë përmbytur disa banesa.

Përroi i Glinës ka bllokuar unazën e Vau të Dejës dhe po përparon me shpejtësi duke krijuar një situatë të vështirë.

Gjithashtu problematika raportohen edhe tek Harku i Bërdicës, në afërsi të rrugës kryesore Shkodër-Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura