Përjashtohet Kastriot Islami, Majko ikën në OKB

Dec 16, 2011 | 19:33
Selia e PS

TIRANE- Zhvillimet të papritura në Partinë Socialiste. Një prej zërave më kritikë të kreut të PS-së, Edi Rama, Kastriot Islami mësohet se është përjashtuar nga strukturat e partisë më të madhe opozitare.

Vendimi eshte marre sot nga Kryesia e PS-se, e cila mesohet se do t’i propozojë grupit parlamentar perjashtimin e Islamit.

Ndërkaq, një tjetër emër që do t’i largohet PS-së është edhe ish kryeministri, Pandeli Majko, por jo për shkak të mosmarrëveshjeve. Majko mund të marrë pozicionin e Ndihmës Sekretarit te Pergjithshëm të Europës dhe vendeve të ish Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit.

“Une jam vënë në dijeni që emri im, si shqiptar, është duke u konsideruar për një kandidaturë të mundshme pranë kombeve të bashkuara, në pozicionin e Ndihmës Sekretarit te Pergjithshëm të Europës dhe vendeve të ish Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit.”- shkruan Majko në një deklaratë për shtyp.

Marrja në konsideratë për të qenë pjesë e mundshme e një qeverisje globale do të ishte një nder për cilindo politikan karriere, thuhet më tej në deklaratën e Majkos.

Emri i Pandeli Majkos është ende në stadin e kandidaturave, që sipas Majkos, janë të pakta që arrijnë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, dhe që në fund është Shkëlqesia e tij Ban Ki-Moon ai i cili do të përzgjedh kandidaturën më të përshtatshme.

Majko ka sqaruar se vazhdon të jetë deputet i Partisë Socialiste dhe se do të vazhdojë të japë kontributin e tij brenda Kryesisë së Partisë Socialiste.

 

© Panorama.al

Te lidhura