“Nuk dua ta besoj përjashtimin e Kastriot Islamit” Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta lidhur me propozimin e kryetarit të PS-së, Edi Rama për përjashtimin e deputetit nga Grupi Parlamentar.
Sipas Metës, nuk mund të ketë përjashtim nga partia pas 21 vitesh pluralizëm, duke shtuar se Islami nuk ka bërë ndonjë gabim, por thjesht ka shprehur mendimet e tij.
Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama ka propozuar që Grupi të përjashtojë deputetin, Kastriot Islami pas ai ka thyer vendimin politik, duke mungar në votimin e së enjtes për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.











