Përjashtimi i Islamit, Malaj: Nuk i shërben PS

Dec 20, 2011 | 18:38

TIRANE- Pas votës kundër përjashtimit të Kastriot Islamit nga Grupi Parlamentar i PS-së, deputeti Arben Malaj e ka quajtur një ngjarje të dëmshme  vendimin e sotëm të Partisë Socialiste.

Sipas Malajt, deputetët nuk duhet të jene thjeshtë kartonë, ata duhet të kenë personalitetin e tyre, duke shtuar se përjashtimi i deputetëve nuk i shërben sfidave të Partisë Socialiste.

“Penalizimi politik krijon premisa negative në ushtrimin e mandateve politike, duke i shndërruar deputetët në thjeshtë “kartona solidare”, pa të drejtë analize dhe qëndrimi edhe individuale.”-shprehet Malaj.

Deputeti Arben Malaj kishte paralajmëruar votën e tij kundër përjashtimit të kolegut, Kastriot Islami pak ditë më parë, kur në profilin e tij në Facebook publikonte katër pika pse nuk duhet ndërmarrë ky veprim.

Se pari – Ritheksova ne kryesi konceptin qe efikasiteti i nje force politike vjen nga fleksibiliteti i saj dhe jo nga masa perjashtuese, apo disiplina formale. Masat ndeshkuese e perjashtuese do te jene te demshme per sfidat politike te PS-se.

Se dyti – Kete koncept te organizmit dhe drejtimit te PS-se nuk e trajtova thjeshte per rastin Islami, por ja kam paraqitur edhe grupit te punes ne PS qe po punonte per permiresimin e statutit te PS. Pra eshte nje diskutim per mentalitetin si behet fituese PS dhe jo nje diskutim pro dhe kunder nje rasti te veçante.

Se treti – Aq me pak ne nuk duhet te synojme rritjen e efikasitetin tone politiko-elektorale duke rritur masat ndershkimore ndaj çdo deputeti socialiste edhe ne rastet kur mospjesmarrja ne votime apo votimi abstenues, nuk prodhon nje rezultat politike negative per PS-ne, por “shkelje te dispilines”. Me mospjesmarrjen e tyre koleget deputet te PS nuk i sollen nje deshtim politik PS-se ne votimin perkates.

Se katerti – Aktiviteti kokret i çdo deputeti mund te sherbej si element vleresimi per karrieren e tij politike por ne asnje rast mungesa ne seance parlamentare, mos votimi, apo votimi abstenues te sherbejne per te çregjistruar kolege nga Grupi Parlamentare. Shtimi i rasteve statutore kur nje deputet penalizohet politikisht krijon premisa negative ne ushtrimin e mandateve politike, dukei shnderuar deputet ne thjeshte “kartona solidare”, pa te drejte analize dhe qendrimi edhe individuale.

© Panorama.al

Te lidhura