Zgjedhjet,Arvizu:S’ka kohë për ndryshime në Kod

Mar 16, 2011 | 11:15

LUSHNJE- Ambasadori i SHBA-së, në vendin tonë Aleksandër Arvizu është ndalur sot në Lushnje, për t’u interesuar për përgatitjen për zgjedhjet lokale të 8 majit. Arvizu ka zhvilluar nje takim me kryetarin e bashkise se Albert Sanxhaku, me te cilin ka biseduar lidhur me fazen pergatitore per keto zgjedhje, cilesuar prej diplomatit amerikan si shume te rendesishme per qytetaret dhe per zhvillimin e metejshem demokratik te Shqiperise.

Ambasadori ka theksuar se data e zgjedhjeve po afron dhe tashme nuk ka kohë për ndryshime në Kodin Zgjedhor as në KZAZ.

Ai eshte interesuar per punën që është bërë në Lushnje ne lidhje me listat zgjedhore, per te cilen kryetari i bashkise,  Sanxhaku ka theksuar se “është bërë një punë e mirë në përgatitjen e listave zgjedhore, por mbetet shqetësim informimi i emigrantëve”.

Arvizu sikunder edhe ne takime te tjera ka vleresuar si shume pozitiv mbajtje e debateve televizive mes kandidateve qe garojne per bashkite e komunat dhe ka bere me dije se do te jete nje ‘vezhgues’ i procesit te cilin nuk ka deshire ta ndjeke permes ekranit, por ne terren.

© Panorama.al

Te lidhura