TIRANE- Një zjarr përfshiu sot lokomotivën e trenit të linjës Tiranë- Durrës. Zjarri fillimisht ka rënë në motorin e lokomotivës duke u shpërndarë më pas në pjesë të tjera.
Treni ishte në lëvizje në kohën e rënies së zjarrit, ne afersi te Sukthit, ndërsa kishte dy vagonë me rreth 50 pasagjerë.
Mësohet se nuk ka patur asnjë të lënduar nga zjarri, pasi mashinistët kanë arritur të shkëpusin dy vagonët me pasagjerë nga lokomotivë. Pak kohë më vonë është shuar tërësisht zjarri.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit.
© Panorama.al











