Përfaqësuesit e Trojkës, grekëve: Punoni 6 ditë në javë

Sep 6, 2012 | 11:24

Përfaqësuesit e kreditorëve të mëdhenj të Greqisë, të njohur si Trojka, përveç kursimeve, kanë kërkuar së fundmi nga grekët që të punojnë jo më pesë, por gjashtë ditë të javës. Propozimi ishte jozyrtar, por me synimin për të nxitur liberalizimin e tregut të punës. Sipas BBC, propozimi nuk ndodhet në marrëveshjen origjinale të nënshkruar nga Trojka me qeverinë greke. Vizita e Trojkës pritet të bëhet këtë javë në Athinë. Ky do të jetë inspektimi i fundit përpara se Trojka të përpilojë raportin nga i cili varet dhënia e këstit të radhës për Greqinë, që kap shumën 31.5 miliardë euro.

© Panorama.al

Te lidhura