Përfaqësuesit e bashkësive fetare festojnë bashkë Vitin e Ri

Dec 27, 2011 | 17:15

TIRANE- Komiteti Shtetëror për Kultet me rastin e festave shtroi sot një drekë me drejtuesit e bashkësive fetare tradicionale, me përfaqësues të pushtetit qëndror e vendor, përfaqësues të Trupit Diplomatik e besimtarë.

Paqja dhe harmonia mes besimeve fetare u vlerësua si një vlerë e veçantë për vendin tonë, i cili tashmë është bërë model në botë, që I bën shqiptarët krenarë dhe I obligon që të ruajnë të paster e ta transmetojnë ta shëndetshëm edhe për gjeneratat e ardhshme.

Kryetari i Komitetit Shteteror për Kultet Av.Rasim Hasanaj, u uroi të pranishmit për vitin e ri.

Në këtë dreke merrnin pjesë kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, dhe ministri i Turizmit, Kultures, Rinise e Sporteve, Aldo Bumçi.

Nga komunitetet fetare, H.Selim Muça, kryetar i Komunitetit Musliman te Shqiperise, Hirësi Nikolla Hyka, përfaqësues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqiperise, Imzot Rrok Mirdita, President i Konferences Ipeshkvnore të Shqipërisë, Baba Edmond Brahimaj, Kryegjyshi i Kryegjyshates Boterore  Bektashiane, Pastor Fitor Muça, President i Vellazerise Ungjillore te Shqiperise, etj.

Të pranishëm në këtë ditë gëzimi ishin edhe përfaqesues të Ambasades Amerikane në Tiranë, të BE-së, të OSBE-së dhe Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë, Ramiro Moliner Ingles.

© Panorama.al

Te lidhura