Përdorimi i makinave në Shqipëri, jo çdo ditë/ Plan Kombëtar për kufizimin e përdorimit të mjeteve sipas targave! Ja strategjia që do të ndiqet

Jan 4, 2025 | 23:16

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik Planin Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e Bashkimit Evropian për Energjinë dhe Klimën.

tirana makina

Sipas këtij plani të hartuar nga qeveria synohet që përgjatë 2025 përdorimi i makinave në vend të kufizohet duke përdorur alternime.

Në draft po ashtu thuhet se “përdorimi i makinave do të bëhet në disa ditë të javës dhe sipas targës së makinës”. “Tarifa:–  Caktimi i taksave të qarkullimit dhe kufizimi i përdorimit të automjeteve (përdorimi i tyre në ditë të caktuara të javës, p.sh. sipas targës së makinës)

– Përgatitja e një plani optimal parkimi dhe caktimi i tarifave optimale të parkimit, veçanërisht në nyjat kryesore të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave”- thuhet ne plan.

Po ashtu, ky plan parashikon rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike në vitet në vijim.

Parashikohet gjithashtu që deri në vitin 2030, 10% e të gjithë flotës së automjeteve në vend të jetë elektrike. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur si objektiv të planit kombëtar instalimin e stacioneve të karikimit për automjetet elektrike në pikat ekzistuese të aksesit përgjatë rrugëve kombëtare, pikave kufitare dhe zonave turistike, si dhe caktimin e detyrimeve ligjore ndaj operatorëve ekonomikë, psh. për parkimet publike ose garazhet publike për të qenë të pajisur me stacione për karikimin të automjeteve elektrike.

Përdorimi i makinave në Shqipëri
Përdorimi i makinave në Shqipëri

Masat që duhet të zbatohen
Reduktimi i përdorimit të burimeve të energjisë nëpërmjet masave të
mëposhtme:
Funksionimi efikas
– Studimi për eliminimin e mbivendosjeve të linjave në itineraret e tyre
– Përdorimi i teknologjive të reja si “Sistemet e Transportit Inteligjent” dhe “Logjistika Inteligjente” për të ndihmuar në menaxhimin efikas të sistemeve të transportit
Promovimi dhe rritja e ndërgjegjësimit:
– Promovimi i transportit rrugor publik të udhëtarëve
– Fushatat e ndërgjegjësimit publik
Tarifa:
– Caktimi i taksave të qarkullimit dhe kufizimi i përdorimit të automjeteve (përdorimi i tyre në ditë të caktuara të javës, p.sh. sipas targës së makinës)
– Përgatitja e një plani optimal parkimi dhe caktimi i tarifave optimale të parkimit, veçanërisht në nyjat kryesore të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave
Infrastruktura:
– Përdorimi i automjeteve me efiçencë energjie
– Përmirësimi i cilësisë së rrugëve
Planifikimi urban:
– Reduktimi i nevojave për lëvizshmërinë dhe distancave me anë të planifikimit të integruar

© Panorama.al

Te lidhura