Për herë të katërt, Rama dhe ministrat betohen në Presidencë, marrin zyrtarisht detyrën! Kryeministri, përgjegjësi edhe për ‘Diellën’

Sep 19, 2025 | 10:00

Për herë të katërt Edi Rama dhe ministrat e tij kanë shkuar në Presidencë për të bërë betimin dhe per te marrë zyrtarisht detyrën.

Kryeministri Edi Rama pasi bëri nënshkrimin, me dorën mbi kushtetutë u betua. Po ashtu, kreu i qeverisë do të ushtrojë edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual për Inteligjencën Artificiale Diella.

Screenshot_2

Më pas të gjithë ministrat me radhë bënë betimin mbi kushtetutë dhe morën dekretin nga presidenti Bajram Begaj.

Në fund kryeministri, ministrat dhe Presidenti realizuan edhe një foto familjare. Ndërsa institucioni i presidentit kishte organizuar edhe një koktej.

Ky akt formal vjen pas miratimit të ndryshimeve në përbërjen e Këshillit të Ministrave, gjatë një seance parlamentare të mbajtur ditën e djeshme, e cila u karakterizua nga tensione dhe përplasje me opozitën.

Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, ministrat e rinj nisin menjëherë ushtrimin e detyrës në postet e reja.

Ndryshimet në kabinet u propozuan nga Kryeministri Rama dhe u votuan në Kuvend mes polemikash politike dhe protestash verbale nga opozita parlamentare.

Kabineti i ri qeveritar:

Kryeministër
Edi Rama

Screenshot_2

Zëvendëskryeministër dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Belinda Balluku

balluku

Ministër i Brendshëm
Albana Kociu

kociu

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Elisa Spiropali

spiropali

Ministër i Financave
Petrit Malaj

petrit malaj

Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Blendi Gonxhja

gonxhja

Ministër i Mjedisit
Sofjan Jaupaj

sofjan jaupaj

Ministër i Arsimit
Mirela Kumbaro

kumbaro

Ministër i Shëndetësisë
Evis Sala

evis sala

Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit
Delina Ibrahimaj

delina

Ministër i Drejtësisë
Besfort Lamallari

besfor lamallari

Ministër i Mbrojtjes
Pirro Vengu

piro vengu

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Andis Salla

andi salla

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Ervin Demo

ervin demo

Ministër Shteti dhe kryenegociator
Majlinda Dhuka

majlinda dhuka

Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Adea Pirdeni

adea pirdeni

Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Toni Gogu

toni gogu

Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale
Diella

© Panorama.al

Te lidhura