Me 2.8 milionë fansa vetëm në “Instagram”, Ana Markoviç është ndër futbollistet më të ndjekura dhe më të preferuara në rrjet.
26-vjeçarja kroate konsiderohet si një nga lojtaret më “hot” dhe për këtë nuk ka shumë vend për dyshime, pasi konfirmimi vjen më së miri nga postimet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka menduar që të dhurojë spektakël me disa poza të nxehta nga bregdeti, ndërsa merr vëmendje format trupore.
Ana, e cila prej vitit të kaluar luan në kampionatin amerikan me skuadrën Bruklin, po shijon nga afër Kupën e Botës, ndërsa ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për Portugalinë dhe Kristiano Ronaldon.
© Panorama.al

























