Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër për një vjedhje të kryer në një banesë më datë 23 qershor.
Policia bën me dije se grabitja është shënuar në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”, ku tre personat kanë arritur të vjedhin nëpërmjet kanosjes me mjete prerëse, një shumë parash dhe 4 celularë.
Në kuadër të operacionit u arrestuan Ersjan Senka, 20 vjeç dhe Kristi Kacoli, 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar Xhoni Trampo, 21 vjeç.
“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kanë kanosur me disa mjete prerëse, 2 poseduesit e banesës në rrugën “Gjon Buzuku”, për të vjedhur aty, një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë.” njofton policia.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Doorbell”, për zbardhjen e vjedhjes me mjete prerëse, kryer mesnatën e datës 23.06.2026, në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”.
Kanosën me mjete prerëse, poseduesit e banesës, ku vodhën një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë, vihen në pranga 2 shtetas.
Identifikohet dhe bashkëpunëtori i tyre. Punohet për kapjen e tij.
Sekuestrohen 900 euro dhe 4 celularë, dyshohet të vjedhura.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera pas njoftimit se në banesën e 2 shtetasve, në rrugën “Gjon Buzuku”, në mesnatë, më datë 23 qershor 2026, ishin vjedhur nëpërmjet kanosjes me mjete prerëse, një shumë parash dhe 4 celularë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Doorbell”.
Në kuadër të operacionit u kapën në zonën e quajtur “Alliasi”, dhe u vunë në pranga bashkautorët e dyshuar, shtetasit E. S., 20 vjeç dhe K. K., 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar, shtetasi Xh. T., 21 vjeç.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kanë kanosur me disa mjete prerëse, 2 poseduesit e banesës në rrugën “Gjon Buzuku”, për të vjedhur aty, një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë.
Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, në të cilën mund të jenë përfshirë këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
© Panorama.al












