
TIRANË- Pensionistët nuk do t’i gëzohen dot shpërblimit të fundvitit. Lajmi është dhënë sot nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili bëri të ditur se qeveria nuk parashikon asnjë shpërblim për pensionistët këtë fundvit.
Shpërblim sipas tij do të ketë vetëm për punonjësit e administratës të cilët do të marrin një shumë prej 10 mijë lekësh.
Sipas Bodes, me amnistinë fiskale nuk u arritën synimet që priteshin dhe për këtë ai akuzoi opozitës, qëndrimi i të cilës u bë pengesa kryesore.
“Amnistia fiskale nuk u propagandua si duhej dhe nuk u arriten synimet. Kundërshtimi i opozitës solli dështimin.”- deklaroi Bode.
© Panorama.al











