Pensionet, 267 ushtarakët që do të marrin paratë

May 16, 2011 | 11:19

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar llogaritjen e pensionit për 267 ish-ushtarakë, të cilëve do t’u depozitohet përfitimi në llogaritë përkatëse, sipas listës së miratuar më datë 13 maj. Këta qytetarë përfitojnë sipas ligjit për pensionet e ushtarakëve. Gazeta boton sot emrat e përfituesve, ku nga totali rezulton që shumicës t’i jetë miratuar pension i parakohshëm apo pension suplementar pleqërie, kjo në vartësi të kërkesës që kanë paraqitur. Ndarja e përftimit për ushtarakët ka filluar prej kohësh dhe ISSH publikon herë pas here listat përkatëse. Me synimin e përshpejtimit të kësaj procedure, Ministria e
Mbrojtjes nxori një udhëzim, për shkak se procesi u vlerësua se po ecte ngadalë. Në të gjithë vendin, SHKURSH (Shoqata e Ushtarakëve në Rezervë) pretendon se nga ligji përfitojnë 22 mijë ushtarakë.

 

Per te pare artikullin e plote atehere klikoni mbi: PDF

© Panorama.al

Te lidhura