Pejiç-Tiranës: Më shlyeni, ose në “gjyq”

Sep 19, 2011 | 12:57

Pero Pejiç i ka dërguar një letër ish-skuadrës së tij, Tiranës. Nuk ka qenë një shkresë përshëndetëse, por një kërkesë për detyrimet e prapambetura. Nuk dihet shifra zyrtare që lojtari pretendon se klubi i detyrohet, por, nga sa mësohet, bëhet fjalë për 2 ose 3 rroga të pashlyera. E gjithë kjo ka ndodhur pak ditë më parë, teksa sulmuesi kroat ka marrë paraprakisht këtë hap dhe në rast se gjen rezistencë nga ana e drejtuesve, atëherë do të jetë i detyruar që këtë çështje ta dërgojë në FIFA. Megjithatë, fakti që kroati e ka nisur vetëm më një paralajmërim, do të thotë që shpresat e tij për të marrë paratë e mbetura ekzistojnë.  Ndonëse nga krahu tjetër, s’dihet se si do të jetë reagimi i klubit.

© Panorama.al

Te lidhura