PD tërhoqi firmat për kandidatët dhe kërkoi tërheqjen e projektvendimit, maxhoranca rrëzon opozitën për Avokatin e Popullit

Dec 11, 2025 | 12:54

Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për tërheqjen nga rendi i ditës të projektvendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

kuvend votim

Partia Demokratike tërhoqi firmat për 6 kandidatët me pretendimin se PS kërkon të marrë Avokatin e Popullit duke vendosur Endri Shabanin në krye të saj.

Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, por u rrëzua me 77 vota të socialistëve në Parlament.

“30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 vota kundër, 1 abstenim. Pra me 77 vota kundër mbetet në rendin e ditës projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

© Panorama.al

Te lidhura