“PD respekton vendimin e anëtarëve”- Procesi i primareve, Bardhi thirrje demokratëve të votojnë: Shprehni vullnetin për kandidatët që aplikuan

Mar 1, 2025 | 11:51

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje demokratëve të marrin pjesë në primare dhe të shprehin vullnetin për kandidatët që aplikuan.

gazment bardhi

Ai theksoi se ky është një proces statutor në PD dhe se tregon vullnetin e anëtarëve.

Bardhi u shpreh se ka fluks të jashtëzakonshëm demokratësh që votojnë nëprimare, duke shtuar se është proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve.

“Është një proces statutor në PD, anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’.

Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm demokratësh, anëtarësh të partisë për të shprehur vullnetin e tyre. Çdo anëtar të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie”, u shpreh ai.

© Panorama.al

Te lidhura