Partia Demokratike tha sot Edi Rama po bën çdo përpjekje për të ndalur numërimin e votave, pasi ai është i frikësuar nga rezultati përfundimtar.
Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Gerti Bogdani tha se Rama nuk dëshiron që të numërohet çdo votë, por sipas tij, çdo votë po numërohet me mjaft transparencë e pasqyruar në kohë reale nga çdo media.
Bogdani përsëriti edhe njëherë pyetjen publike që PD shtroi edhe një ditë më parë; Pse Edi Rama nuk dëshiron që të numërohet çdo votë?
Sipas Bogdanit, kreu socialist është iniciatori kryesor për bllokimin e rrugëve dhe protestave, me qëllim mosnjohjen e rezultatit përfundimtar.
© Panorama.al











