Drejtuesi politik i PD në qarkun e Korçës, Ivi Kaso, njofton se PD ka paditur ditën e djeshme penalisht ish-nënkryetaren e bashkisë Korçë, Besa Spaho, për shkelje të rënda të ligjit zgjedhor.

Ivi Kaso bën me dije se PD ka paditur në SPAK kandidaten Besa Spaho, së bashku me drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave të cilët, sipas Ivi Kasos “janë turrur për të blerë votat e PS”.
“Janë turrur për t’u bërë presion dhe shantazh, bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë, duke filluar nga Niko Peleshi, duke vazhduar te Besa që pas datës 11 Maj përveç me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë. I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj sepse vota e tyre është e garantuar, do të ruhet dhe do të mbrohet. PD është në krye të detyrës, është duke monitoruar gjithçka dhe duke ja referuar SPAK si kundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë. Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht nr 1,të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin”, u shpreh Ivi Kaso.
© Panorama.al











