Partia Demokratike e quajti Kongresin e Partisë Socialiste premierën e një “Reality Show” që e titulloi “Terapi Grupi”, duke theksuar se Rama mund të ketë vendosur një rekord të ri botëror, duke lënë pas edhe Hugo Chavez e Fidel Kastro për dështimet qe e ndjekin nga pas.
Duke e quajtur trill gjithë cfarë ka ndodhur në Kongresin e sotëm, deputeti Gerti Bogdani tha se “Edi Rama krijoi ndasi midis shqiptarëve duke vendosur një pjesë kundër pjesës tjetër”, duke shtuar se Partia Demokratike është e vendosur të punojë njësoj dhe me përkushtim për çdo shqiptar.
Sot, Edi Rama nuk përmendi të vetmin akt që ai mund të ndërmarrë për të ndihmuar shqiptarët, vazhdoi më tej Bogdani, votimin e ligjeve me 3/5 të cilat ai i ka bllokuar.
Sipas PD-së, Rama sot foli gjatë mbi axhendën e tij politike, por retorika nuk ka asnjë vlerë, rëndësi ka puna dhe përkushtimi të cilat Partia Demokratike i ka vendosur pa kursim në shërbim të gjithë Shqiptarëve, përfundoi Bogdani.
© Panorama.al











