Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli kërkoi sërish që të hiqet nga rendi i ditës Avokati i Popullit për shkak të tërheqjes së firmave nga demokratët.
Ajo tha në seancë se nga deputetët kanë pasur vetëm firma për mbështetje ndaj disa kandidatëve dhe jo një propozim konkret.
“Kjo është rregullorja, kushtetuta dhe votimi në Komisionin e Ligjeve që nuk lejon që një deputet të propozojë më shumë se një emër. Rregullorja thotë qartë se firma e një deputeti është akt politik. Një deputet nuk mund të ketë disa vullnete politike për të njëjtën çështje.
Nuk mund të ndryshojmë historinë e parlamentarizmit se ka ndryshuar kryetari apo deputetët.
Duhet edhe prej faktit se në seancë plenare s’keni asnjë propozim. Kemi pasur disa firma për mbështetje dhe jo propozim për kandidat për avokat.
Edhe ato firma që kanë qenë për mbështetje janë tërhequr por propozimi nuk keni pasur asnjëherë kështu që hiqeni nga rendi i ditës”- tha Topalli.
© Panorama.al












