PD akuzon Ramën për prishje të procesit

May 13, 2011 | 13:31

TIRANE- Partia Demokratike akuzoi sot kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se po përpiqet të prishë procesin duke hedhur akuza të pabaza, prej talebani, siç i quajti deputeti i PD-së, Gerti Bogdani.

Ai shprehu edhe njëherë angazhimin e mazhoramcës për ta çuar procesin deri në fund, deri në leximin e votës së fundit, me transparencë dhe ndershmëri.

“Sot syte e qindra vëzhguesve janë në Shqipëri, reputacioni varet nga ajo që ata do shohin dhe dëgjojnë. Kjo mundësi nuk duhet të humbasë nga disa mollë të kalbura, kur bëhet fjalë për integritetin e Shqipërisë dhe zërin e qytetarëve shqiptarë.”- tha Bogadani.

© Panorama.al

Te lidhura