Pavarësia, Obama uron Topin: Mbështetje për BE

Nov 24, 2011 | 11:36

Presidenti amerikan Barak Obama ka uruar përmes një mesazhi presidentin shqiptar, Bamir Topi me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në mesazhin e urimit, Obama shpreh urimet për gjithë popullin shqiptar për festën e rëndësishme, që përkon edhe me 20 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të.

“Në këtë vit të njëzetë të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë në Afganistan. Ne e kemi ruajtur përkushtimin tonë të përbashkët e të palëkundur për sigurinë dhe begatinë e Ballkanit. Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe presim ditën kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”- shkruan Obama.

© Panorama.al

Te lidhura